Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Përgjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka pasur një sërë intervenimesh në terren, ku dominuan rastet nga trafiku rrugor dhe arrestimet për vepra të ndryshme penale. Në këtë periudhë, janë regjistruar disa aksidente trafiku, nga të cilat 23 kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 28 të tjera aksidente janë shënuar me dëme materiale.
Për të parandaluar shkeljet në komunikacion dhe për të rritur sigurinë në rrugë, njësitë policore kanë shqiptuar gjithsej 2,114 tiketa trafiku. Po ashtu, në kuadër të operacioneve të zakonshme, janë arrestuar 23 persona, 14 prej tyre janë vendosur në mbajtje për procedura të mëtejme, ndërsa dy të tjerë ndodhen në vuajtje të dënimit.
Policia apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe shmangien e aksidenteve.
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 23 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 28 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2114 |
| Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 0 |
| Persona të arrestuar | 23 |
| Persona në mbajtje | 14 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 2 |







