Sot shënohet “Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit”, që për qëllim ka të promovoj kënaqësinë e librave dhe leximit. Çdo vit, më 23 prill, festimet zhvillohen në të gjithë botën për të njohur shtrirjen e librave, një lidhje midis së shkuarës dhe së ardhmes, një urë midis brezave dhe kulturave. Me këtë rast, UNESCO dhe organizatat ndërkombëtare që përfaqësojnë tre sektorët kryesorë të industrisë së librit, pastaj botuesit, shitësit e librave dhe bibliotekat, zgjedhin Kryeqytetin Botëror të Librit për një vit, për të ruajtur dhe vlerësuar rëndësinë e kësaj dite. 23 Prilli është një datë simbolike në letërsinë botërore dhe është data në të u shuan nga jeta disa autorë të shquar, siç janë: William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Inca Garcilaso de la Vega.