“Dita e Gjuhës Spanjolle” është një festë vjetore e një prej gjashtë gjuhëve zyrtare të Kombeve të Bashkuara, e cila shënohet çdo vit me datën 23 prill. Festimi synon të promovojë dhe vlerësojë shumë gjuhësinë dhe rëndësinë e kulturës spanjolle në botë, veçanërisht në kontinentin amerikan.
Spanjishtja, siç nënkupton edhe emri, vjen nga Spanja dhe ka më shumë se 450 milionë folës amtarë, në botë. Ajo vjen si gjuha e dytë më e folur, pas kinezishtes. Për më tepër, ajo është gjuha e tretë më e studiuar në botë pas anglishtes dhe frëngjishtes. Është interesante të theksohet se më shumë se 75 milionë njerëz, flasin spanjisht si gjuhën e tyre të dytë. Për më tepër, Meksika është vendi që ka më shumë spanjisht-folës në botë. Spanjishtja është gjuha zyrtare e 19 vendeve të tjera, përveç Spanjës.







