Sot në Muzeun e Mitrovicës, për të gjithë artdashësit, do të bëhet hapja solemne e festivalit të kitarës ‘Mitrovica Guitar Days’.
Hapja solemne e festivalit do të bëhet nga ora 19:00, ndërsa koncertin fillestar të festivalit, do ta hapë kitaristi me renome botërore, Z. Aniello Desiderio, i cili shquhet si njëri prej kitaristëve më të mirë të kohës tonë.