Me rastin e përvjetorit të 68-të të Arkivit të Kosovës nga sot (25 mars), fillon java e arkivit të hapur, ku gjatë kësaj periudhe të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë Arkivin e Kosovës, në grupe të organizuara apo edhe si individ.
Ambientet që mund të vizitohen përgjatë 5 ditëve janë ‘Rregullimi dhe përpunimi i lëndës arkivore’, ‘Laboratori i restaurimit dhe konservimit’, ‘Laboratori i mikrofilmimit dhe digjitalizimit’, ‘Salla e hulumtimit të lëndës arkivore’ dhe ‘Biblioteka’.