E ëmbël, e talentuar, natyrale, është kjo këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, e cila ka paralajmëruar publikimin e këngës së saj më të re. “Të huaj” do të titullohet kënga e cila do të publikohet edhe me videoklip dhe që sigurisht do të shndërrohet në hit, sikur të gjitha projektet e sa të mëparshme muzikore. Lajmin për publikimin e këngës së re e ka bërë të ditur vet 20 vjeçarja, përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një fotografi nga videkolipi i këngës. Ajo ka bërë të ditur se për këtë projekt ka punuar me Darko Dimitrov dhe “ASHA”.
“I’ll Give You My Heart”, titullohet projekti i fundit nga Arilena, të cilin e ka publikuar në nëntor të vitit të kaluar e që dëgjuesit e Radio KFOR-it e kërkojnë vazhdimisht në kuadër të emisionit “Keni kërkuar,dëgjoni”.