Më 6 maj, shënohet “Dita pa dietë”, një ditë ndërkombëtare kjo që synon të promovojë pranimin e trupit ashtu siç jemi, të nxisë vetëvlerësimin dhe të sfidojë standardet e dëmshme të bukurisë. Kjo ditë kujton rëndësinë e një marrëdhënieje të shëndetshme me ushqimin dhe trupin, larg presionit për të ndjekur dieta të rrepta apo jo të sigurta.
“Dita pa dietë”, është gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi mënyrat se si shumë media, rrjete sociale dhe industria e bukurisë, ndikojnë negativisht në perceptimin që kemi për veten. Shëndeti nuk ka një formë apo madhësi të vetme, prandaj kjo ditë shërben si një thirrje për të përqafuar diversitetin trupor dhe për të promovuar kujdesin ndaj vetes.
Jetoje jetën bukur, duke e pranuar trupin tënd ashtu siç është!







