Pas një sezoni të gjatë dhe me shumë emocione, në këtë mes-javë do ti mësojmë finalistët e edicionit 2024-2025, të UEFA Champions League.
Sonte, me fillim prej orës 21:00, në San Siro, Interi pret Barcelonën në një ndeshje që pritet të ketë vëmendje jashtëzakonisht të madhe nga sportdashësit.
Nesër (07.05.25), po ashtu nga ora 21:00, në Parkun e Princave, Parisi do të ballafaqohet me Arsenalin. Londinezët do të mundohen ta përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë, ndërsa parisienët synojnë finalen e dytë brenda pesë viteve.
Përndryshe, finalja e madhe e UEFA Champions League do të mbahet më 31 maj, nga ora 21:00, në Mynih të Gjermanisë.







