Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, me seli në Kosova Film në Prishtinë, shpall të hapur konkursin për pozitën për pozitën Asistent Ekzekutiv në zyren e Këshilltarit Politik (POLAD) (LCH-7). Zyra POLAD-it këshillon Komandantin e KFOR-it, për zhvillimet politike dhe mbështet operacionet për të siguruar stabilitet dhe paqe në rajon.
Kërkesat e nevojshme për arsim, përvojë pune dhe aftësi për këtë pozitë janë:
- Diplomë universitare në marrëdhënie ndërkombëtare, gjuhësi, shkenca politike, drejtësi apo menaxhim.
- Të paktën 4 vite përvojë pune në një mjedis ndërkombëtar (si organizatë ndërkombëtare, ambasadë të huaj, OJQ, etj.), në menaxhim zyre, detyra administrative dhe ambient shumë-kulturor.
- Njohuri dhe përvojë të shkëlqyer në përdorimin e programeve MS Office.
- Aftësi të mira pune në ekip dhe komunikim.
Kërkesat Gjuhësore:
- Anglisht dhe Shqip: Shumë mirë (aftësi të plota profesionale për të komunikuar dhe përpiluar dokumente të nivelit të lartë).
- Serbisht: Mirë (Njohuri minimale profesionale, të mjaftueshme për të ndjekur komunikimet telefonike, bisedat në gjuhë standarde, me fjalor të përshtatshëm për të kuptuar të gjitha bisedat praktike, profesionale dhe shoqërore në një fushë të caktuar).
Të interesuarit për këtë pozitë, duhet të jenë banor ligjor të Kosovës.
Paga bazë është 1.772 € në muaj.
Formularin e aplikimit të KFOR-it mund ta gjeni, ta shkarkoni dhe plotësoni, në faqen zyrtare të NATO’s, në adresën https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local
CV-ja juaj duhet të dërgohet me e-mail, në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int , deri me datën 1 qershor, 2025. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë dhe do t’i nënshtrohen testit të gjuhëve.
Aplikoni në kohë dhe bëhuni pjesë e një ekipi ndërkombëtar që kontribuon për paqe dhe siguri në Kosovë!







