Çdo vit me datën 30 korrik, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Miqësisë’, e cila ka për qëllim njohjen dhe nxitjen e miqësive në të gjithë globin. Ideja e shënimit të kësaj dite, është që të festojmë lidhjet që kanë njerëzit nga kultura dhe prejardhje të ndryshme, që promovojnë paqe dhe mirëkuptim.
Dita e sotme është një mundësi e shkëlqyer për të kontaktuar miqtë tanë, të vjetër apo edhe të rinj, për të vlerësuar lidhjet që pasurojnë jetën tonë me mbështetje emocionale, mirëqenie mendore, rritje personale, aftësi sociale, kujtime të përbashkëta, etj.
Miqësia, në thelbin e saj, ka të bëjë me lidhjen dhe mbështetjen e ndërsjellë. Ajo e pasuron jetën tonë në mënyra të panumërta, duke e bërë udhëtimin tonë nëpër jetë më të përmbushur dhe kuptimplotë.