Globalisht, një në tre viktima të trafikimit të qenieve njerëzore janë fëmijë dhe shumica e këtyre fëmijëve të trafikuar janë vajza.
“Mos lini asnjë fëmijë anash në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, me këtë slogan shënohet këtë vit ‘Dita kundër trafikimit të qenieve njerëzore’ që çdo vit shënohet me datën 30 korrik.
Fëmijët të cilët janë edhe viktimat më të mëdha të trafikimit, i nënshtrohen formave të ndryshme të trafikimit, duke përfshirë punën e detyruar, krimin, lëmosha e detyruar, abuzimin seksual dhe shpërndarjen në internet të imazheve abuzuese e madje disa rekrutohen edhe për pjesëmarrje në grupe të armatosura. Në këtë ditë, bëhet thirrje për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë globin, për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për ndikimin e tij negativ në shoqëri.
Bashkëpuno me Policinë e Kosovës në parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore. Raporto rastet në kontaktet: 192 ose 0800 11 112.