– Më 31 korrik, të vitit 1999, Christina Aguilera zuri vendin e parë, në top listat muzikore në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “Genie In A Bottle”. Me këngën në fjalë, Christina fitoi edhe çmimin Grammy për artisten më të mirë të vitit.
– Më 31 korrik, të vitit 2010, këngëtarja Alicia Keys u martua me producentin Swizz Beatz (Kasseem Dean), në një ceremoni private në ishullin e Korsikës. Keys ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Egjipt.
– Në po këtë datë, por të vitit 1976, këngëtari George Benson, arriti që të klasifikohet në vendin e parë, në top listën e albumeve më të dëgjuara ‘Billboard’, në SHBA, me albumin e tij ‘Breezin’.