Periudha e pandemisë ka qenë situatë e vështirë për gjithë botën. Përveç, izolimit në shtëpitë tona dhe adaptimit të jetës sonë në një normalitet të ri gjatë kësaj kohe, na kanë munguar edhe përqafimet e më të dashurve tanë, sidomos përqafimet e personave më të moshuar, për të cilët jemi kujdesur të gjithë. Sot, me 6 korrik, e gjithë bota në mënyrë jo formale feston ‘Ditën e puthjes’.
Puthja dhe përqafimi është edhe një formë komunikimi. Ne e përdorim atë për të shprehur dashuri, ose në disa kultura, puthja është shërben edhe si një përshëndetje. Për shembull, në Itali dhe Greqi, përshëndetja me puthje është e zakonshme, përderisa në disa kultura të tjera, për shembull në Vietnam dhe Kinë, puthja konsiderohet si diçka intime dhe nuk praktikohet në publik.
Prandaj, jo vetëm sot, por çdo ditë mundohuni të përqafoni sa më shumë personat tuaj të dashur, për t’ju treguar se sa shumë vleni për ta.