Dita e sotme 26 korrik, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Ruajtjes së Ekosistemit të Mangrovës’, nga organizata UNESKO.
Mangrovët janë shkurre dhe ekosisteme të rralla, që rriten në ujë të kripur bregdetar. Rëndësia e tyre është esenciale për mbrojtjen e bregdeteve, liqeneve, ndryshimeve klimatike të motit dhe mbijetesës së gjallesave nëntokësore.
Mangrovët gjenden në 123 shtete dhe territore dhe mbulojnë mbi 150.000 kilometra katrorë në nivel global.
Mangrovët sjellin benefite të rëndësishme për jetën në tokë ato rregullojnë cilësinë e ujit dhe mundësojnë kushtet për jetën në ujëra.
Ekosistemi i mangrovëve viteve të fundit është në rrëzik për shkak të ndryshimeve klimatike dhe përdorimit të tyre për qëllime idustriale.