Një liqen me ujë të lëngshëm është zbuluar në planetin e Marsit. Zbulimi është bërë nga një radar i avancuar i quajtur ‘Marsis’ që përcjellë gjendjen në këtë planet.
Studimi është bërë nga disa studiues italianë nga ‘Agjensia Italiane e Hapësirës’, të cilët kanë konstatuar duke thënë:
“Ne e interpretojmë këtë veçori si një trup të qëndrueshëm të ujit të lëngët në Mars”.
Prandaj, nëse do të ketë mundësi të shkojmë në Mars, atje ka ujë dhe rrjedhimisht ka mundësi për jetë.