‘Dita Ndërkombëtare e Romëve’, që shënohet sot (8 prill), i kushtohet pakicës më të madhe etnike në Evropë, romëve. Kjo ditë, në fokus ka historinë, kulturën, gjuhën dhe aspiratat e këtij komuniteti që janë kyçe për shoqëritë demokratike, për të pranuar dhe njohur njëri-tjetrin.
Në gjithë botën jetojnë rreth 10-12 milionë romë, ku rreth 6 milionë prej tyre jetojnë në shtetet e BE-së. Në përgjithësi, romët janë shumë të diskriminuar dhe vuajnë nga stereotipet negative, nivelet e larta të varfërisë dhe papunësisë, dhe privohen nga arsimimi dhe fusha të tjera të jetës.
Për të mbështetur komunitetin rom, më 25 tetor të vitit 2017, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për luftimin e anti-ciganizmit dhe theksoi aspektet e të drejtave themelore në integrimin e romëve dhe nevojën për të ofruar arsim dhe barazi për komunitetin rom. Prandaj, në Kongresin e parë Botëror të Romëve, data 8 prilli u shpall si “Dita Ndërkombëtare e Romëve”, organizuar në Londër, në vitin 1971 në të cilin vit u vendos flamuri dhe himni i këtij komuniteti.