Më herët ju kemi njoftuar se kush ishte fituesi i dëgjueseve të markës së njohur botërore Sony, nga loja shpërblyese e organizuar nga Radio KFOR-i në bashkëpunim me revistën më të pëlqyer nga të rinjtë dhe nxënësit, Magazina 4U, përderisa tani ju njoftojmë edhe me fituesin që Magazina 4U e ka përzgjedhur.
Në mesin e shumë lexuesve të kësaj reviste, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj loje, duke u përgjigjur në pyetjet që lidheshin me revistën, fitues u shpallë Olsi Berisha nga Rahoveci.
Inkurajojmë të gjithë dëgjuesit dhe lexuesit, që të vazhdojnë të luajnë, sepse loja shpërblyese do të vazhdoj deri në fund të vitit, ku për çdo fundmuaj, do të zgjedhim fituesit.