E qeshura shëron shpirtin dhe trupin, mbron zemrën dhe lufton depresionin dhe këto janë vërtetuar edhe shkencërisht. Për këtë arsye, e tërë bota ka nevoj për një ditë plot buzëqeshje.
Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës ‘Dita Ndërkombëtare e Lumturisë’, do të shënohet çdo vit më 20 mars.
Kjo ditë ka për qëllim që të sjell pozitivetet ndërmjet njerëzve, që të krijojnë një jetë më të lumtur për veten dhe të tjerët, duke festuar së bashku dhe t’u sjellin lumturi të tjerëve.
Për të kontribuar në lumturi, OKB këtë vit ka lansuar objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm, që synojnë t’i japin fund varfërisë, zvogëlojnë pabarazinë dhe të mbrojnë planetin tonë, tri aspekte këto që qojnë në lumturi dhe mirëqenie. Poeti dhe filozofi amerikan, Ralf Waldo Emerson ka thënë: “Për çdo minutë që je i mërzitur, të humbin 60 sekonda lumturie.”