Në të gjithë botën sot, besimtarët ortodoks festojnë Krishtlindjet, në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me tradita të lashta, që i kanë mbijetuar shekujve. Në tempujt kishtarë ortodoks, mbahen liturgji për Krishtlindjet ku pas Pashkëve, është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si “Biri i Perëndisë” dhe “Perëndia vetë e mishëruar”, i cili zbriti në Tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit dhe për ta kthyer njerëzimin në rrugën e drejtë të Perëndisë. Një nga veçoritë kryesore të festimeve ortodokse është përdorimi i kalendarit Julian, për përcaktimin e datës së Krishtlindjeve, që i bie më 7 janar. Kjo datë vjen pas një periudhe të ndriçuar prej 40 ditësh të quajtur Posti i Krishtlindjeve, ku besimtarët angazhohen në lutje, reflektim dhe agjërim.
Në mbrëmjen e Krishtlindjes, kishat ortodokse mbushen me besimtarë që marrin pjesë në liturgjitë e Krishtlindjeve, të cilat janë të pasura me lule dhe një atmosferë të pastër e harmonizuar nga tingujt e këngëve dhe fjalëve të shenjta. Në shumë kisha, një element i veçantë është shpallja e lajmit të lindjes së Krishtit, një moment emocionues që shënon fillimin e festimeve. Pas ceremonisë kishtare, familjet ortodokse mblidhen për të ndarë një vakt të pasur me ushqime tradicionale. Pjata kryesore është zakonisht gjeli i mbushur, e shoqëruar nga pjata të tjera tradicionale si sarma, bakllava dhe ëmbëlsira të tjera festive.
Festimet e Krishtlindjeve në botën ortodokse janë një kombinim i thellësisë së shpirtit fetar me vlerat e trashëguara nga brezat e mëparshëm. Kjo festë e shenjtë e sjell bashkimin e të gjithë vendeve dhe një ndjesi të përbashkët të gëzimit dhe shpresës për një vit të ri të begatë dhe të lumtur.