Se teknologjia është një nga fushat më të zhvilluara, besojmë që pajtohemi të gjithë, ashtu sikurse jemi të sigurt që edhe derisa jeni duke e lexuar këtë artikull, kush e di sa e sa puna është duke u bërë për të sjell diçka të re nga kjo fushë, për ta na e lehtësuar përditshmërinë tonë. Duke qenë fushë me ‘agjendë’ të ngjeshur, teknologjia ndër vite ka prodhuar edhe fakte, disa prej të cilave, Radio KFOR-i sot ju sjell të përmbledhura:
- Brenda ditës ka afërsisht 3.5 miliardë kërkime në Google, ndërsa 2% e këtij trafiku vjen nga njerëzit që kërkojnë termin ‘Google’.
- Tweet-i i parë i Google ishte binar, në vitin2009. Përkthyer nga gjuha binare, lexohej “Po ndjehem me fat”.
- Para se Nokia të ishte një ndër kompanitë më të mëdha të telefonave, prodhonte një sërë gjërash të tjera, të tilla si: letër higjienike, goma, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike.
- Mund të ju duket shumë, mirëpo që nga maji i vitit 2019, më shumë se 500 orë video, ngarkohen në YouTube çdo minutë.
- Për çdo 12.5 milionë e-mail spam të dërguara, vetëm një person përgjigjet. Ndërsa rreth 14 miliardë spam email-a, dërgohen në baza ditore.
- Më shumë se 570 faqe të reja, krijohen çdo minutë.
- 250 milionë orë shfaqjeje TV dhe filma shikohen çdo ditë përmes Netflix-it
- Candy Crush fiton më shumë se 1.74 milionë dollarë në ditë dhe mbi 636 milionë dollarë në vit.
- Në Facebook ka 10.000 herë më shumë fotografi sesa në librarinë e Kongresit në SHBA.