– Më 7 janar, të vitit 2012, Beyoncé dhe Jay-Z u bënë prindër, për herë të parë, ku sollën në jetë vajzën e tyre biologjike, Blue Ivy Carter.
– Më 7 janar, të vitit 1956, kënga e Dean Martin “Memories Are Made of This” u rendit në vendin e parë në top listat muzikore në SHBA, për gjashtë javë rresht.
– Më 7 janar, të vitit 1980, Pink Floyd lansuan pjesën e dytë të këngës ’Another Brick In The Wall’ në Amerikë. Kënga arriti majat e top listave në Amerikë, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumë vende të tjera, përfshirë Australinë, Gjermaninë dhe Italinë.
– Në këtë datë, në vitin 1972, David Bowie lansoi këngën ‘Changes’, në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ishte edhe kënga e fundit të cilën Bowie e performoi live në një skenë, deri në paraqitjen e tij të fundit në vitin 2006, përkrah këngëtares Alicia Keys.