Nga data e sotme 13 e deri më 20 gusht të këtij viti, në etno-kompleksin e Fshatit Kukaj, do të mbahet edicioni 13-të, i Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale ‘Etno Fest’.
Edhe edicioni i sivjetmë do të përmbaj shfaqje teatrale, poezi, muzikë, etno-performanca kontemporane dhe baleti, vepra arti, e shumëçka tjetër. Themelues i “EtnoFest-it”, është profesori dhe regjisori i mirënjohur i teatrit, Fadil Hysaj, ku përmes faqes zyrtare bëhet e ditur se tema e cila do të jetë bosht i këtij edicioni, është ‘Liria’. Festivali ka një karakter multimedial, me tre programe të bazuara në traditë: shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte, rite arkaike dhe shfaqje bashkëkohore me një përmbajtje të bazuar në tradita.
‘Etno Fest’ është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë dhe një urë e vlefshme e diskutimeve për artin, të kaluarën dhe të tashmen e kulturës dhe shoqërisë sonë dhe lirisht mund të themi se është shndërruar në njërin prej festivaleve më me vlerë, në vendin tonë.
Më shumë detaje rreth përmbajtjes së programit të ‘Etno Fest’, të interesuarit mund të hyjnë dhe të klikojnë në vegzën: https://www.etno-fest.com/Programi.html.