– Me 14 gusht, të vitit 2017, këngëtarja Taylor Swift, fitoi padinë ndaj DJ David Mueller, i cili e kishte ngacmuar seksualisht dhe u detyrua ti paguajë asaj 1 milion dollarë dëmshpërblim.
– Në këtë datë, të vitit 1965, kënga e famshme “I Got You Babe” nga Sonny dhe Cher, u bë kënga më e dëgjuar në Amerikë, duke qëndruar për javë të tëra në pozitën e parë të këngëve më të mira, në SHBA.
– Në këtë datë, të vitit 2000, këngëtari Craig David, lansoi albumin e tij të parë ‘Born To Do It’, që arriti në krye të top listave muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Ky album u bë edhe albumi debutues më i suksesshëm për atë vit, nga një këngëtar mashkull.