Më të rejat javore në teknologji, i fillojmë me platformën TikTok. Platforma në fjalë ka prezantuar një numër të veçorive të reja për përdoruesit evropian, me të cilat synon përmirësimin e përputhshmërisë me rregulloret në ardhje të Bashkimit Evropian. Nën ‘Aktin e Shërbimeve Dixhitale’ të BE-së (DSA), ByteDance-it, që është kompani pronare e TikTok-ut dhe platformave të tjera të mëdha në internet, do t’u kërkohet që të kontrollojnë përmbajtjen ilegale në platformat e tyre, të ndalojnë praktika të caktuara të reklamimit dhe t’i ndajnë të dhënat e tyre me autoritetet.
Një e mirë tjetër këtë javë që na erdhi si lajm nga teknologjia, i takon fushës së shëndetësisë. Përdorimi i inteligjencës artificiale në diagnostikimin e kancerit të gjirit, është i sigurt dhe pothuajse mund të përgjysmojë ngarkesën e punës së radiologëve. Në studimin e fundit, gjatë së cilit u ndoqën gra të një moshe mesatare pre 54 vjeç në Suedi, gjysma e mamografive u vlerësuan nga dy radiologë, ndërsa gjysma tjetër u vlerësuan nga rishikimi i asistuar nga Inteligjenca Artificiale. E mira e këtij lajmi është se përdorimi i Inteligjencës Artificiale, nuk krijoi raste pozitive false. Kjo rezultoi në zbulimin e 41 kacereve të tjera, me mbështetjen e Inteligjencës Artificiale.
Nga ndikimi pozitiv i teknologjisë në mjedis, këtë javë kemi të reja nga Gjermania. Veturat plotësisht elektrike po e bëjnë me shpejtësi rrugën e tyre drejt tregut gjerman dhe tani përfaqësojnë rreth 20% të të gjitha automjeteve të regjistruara në vend, sipas të dhënave të lëshuara nga Autoriteti Federal i Transportit Automobil Gjerman (KBA). Vetëm në muajin korrik, mbi 48.000 vetura të reja elektrike u regjistruan në Gjermani, me një rritje prej 60% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.