“Reconnect to something bigger” është filmi i radhës që do të shfaqet në kuadër të programit “Project Space”, organizuar nga Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”.
Shfaqja e këtij filmi do të bëhet sonte (20 Janar 2020), duke filluar nga ora 19:00. Radio KFOR-i ka kontaktuar menaxheren për komunikim në Fondacionin “Shtatëmbëdhjetë”, Slihana Klisurica, e cila tha: “E gjithë kjo ngjarje do të organizohet në bashkëpunim me Kompaninë për prodhime mediatike dhe transmetimesh “Titron”. Tematika e këtij filmi është për mjedisin. Ky film vë në pah faktin se gjendemi në mes të krizave globale dhe në të njëjtën kohë na rikujton se ka ardhur koha që të ndryshojmë perspektivën. Na fton të rimendojmë se kush jemi ne me të vërtetë, të ardhmen tonë dhe botën përreth nesh”, tha Klisurica për Radio KFOR-in.
Programi i Project Space mbështetet nga “Swiss Cooperation Office”, në Kosovë.