Sonte (20 janar) me fillim nga ora 19:00, në kinemanë e qytetit të Pjesë “Jusuf Gërvalla”, do të shfaqet filmi i animuar “Un homme est mort”.
Drejtori i ANIBAR, Vullnet Sanaja, për Radio KFOR-in shpalosi disa të dhëna rreth fimit në fjalë: “Sonte shfaqim filmin e metrazhit të gjatë “Un homme est mort”, gjë për të cilën i kemi marr të drejtat. Ky film që flet për përpjekjet e klasës punëtore për të fituar të drejtat e tyre në Francën pasluftës së Dytë Botërore. “Un homme est mort” njëheri është film i shumë çmimeve i cili është incizuar pastaj është animuar. Po mundohemi që në këtë kohë të shfaqim filma të metrazhit të gjatë, gjë që na ndihmon gjithashtu ta ndërtojmë audiencën që është e nevojshme pastaj edhe për festivalin e animacionit – ANIBAR, që mbahet në muajin korrik të këtij viti.” Sanaja tregoi gjithashtu se filmi i animuar “Un Homme Est Mort” është mundësuar nga IF Cinema dhe Ambasada Franceze në Prishtinë, ndërsa hyrja për të parë filmin do të jetë pa pagesë.