Në vitin 2020, le të përpiqemi të përdorim mediat sociale për mirë, të frymëzojmë, të inkurajojmë, të edukojmë dhe të përhapim llojin e sjelljes që dëshirojmë të shohim tek të tjerët. “Unë mendoj se duhet të ketë rregullore për mediat sociale në atë masë sa madiat sociale të mos ndikojnë negativisht në të mirën e publikut”, kështu ka thënë Elon Musk teksa i është referuar të dy anëve të medaljes që ka media sociale.
Ne sot, jetojmë në botën e rrjeteve sociale në të cilën përveç kërkimeve të përditshme që bëjmë, i shfrytëzojmë edhe për postime me përmbajtje të ndryshme të cilat na duken interesante për t’i ndarë me miqtë tanë.
Agoni, një dëgjues i Radio KFOR-it, së fundit ka ndarë me miqtë e tij një artikull që atij i ka lënë shumë mbresa: “Postimi i fundit që kam bërë në rrjetet sociale është një shkrim i cili më ka lënë shumë mbresa lidhur me 50 kuriozitete në botë”. Ndërsa, Besa tregoi se së fundi në rrjetet sociale ka ndarë një fotografi: “Postimi i fundit që kam bërë në rrjetet sociale ka qenë me qenin tim Kai-n i cili është shumë i rëndësishëm për mua, prandaj edhe shumicën e fotografive i kemi bashkë”. Edhe Arbeni ka treguar për Radio KFOR-in se cili ka qenë postimi i tij i fundit: “Postimi i fundit ka qenë një video vetëdijësuese për ngrohjen globale që u ndërlidhë edhe me ngjarjet e fundit në Australi, ndërsa para këtij postimi ka qenë një foto familjare për fesata e fundvitit”.
Postimet e ndryshme, janë përditshmëri në rrjete sociale, megjithatë njohësit e teknologjisë kanë paralajmëruar për atë se çfarë nuk duhet të postoni kurrë në rrjetet socialele dhe këtu përfshihet postimi i pasaportës ose patentës, pasi ato mund të kopjohen dhe falsifikohen lehtësisht. Gjithashtu edhe të dhënat bankare përbëjnë një rrezik vjedhjeje dhe nuk duhet t’i postoni, ashtu sikurse nuk duhet të postoni adresat e shtëpisë dhe të dhënat e ndryshme mbi fëmijët.