Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it (MSU), regjiment i përbërë nga Karabinierët italian, ditë më parë ndërmorën një iniciativë bamirësie në Zveçan, duke performuan një shfaqje magjike për fëmijët e organizatës “Podrzi Me”, e cila ofron mbështetje psikologjike, pedagogjike, rekreative dhe sportive për fëmijët në nevojë, në komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Faqja zyrtare e KFOR-it në Facebook njoftoi se shfaqja e Karabinierëve italianë të KFOR e organizuar enkas për të rinjtë e veriut të Kosovës, tregon se edhe më tutje KFOR-i mbështet organizata të paanshme që përmirësojnë jetën e komuniteteve lokale.