Mundësi e mirë për të hyrë në botën e filmit edhe nëse nuk je aktor/e profesionistë. Produksioni “AJO Pictures” për realizimin e filmit të gjatë “Hana”, në regji të Ujkan Hysaj dhe skenar të Fadil Hysaj si dhe me producent Ujkan Hysaj dhe Kushtrim Koliqi kërkon aktorë dhe aktore.
Në veçanti kërkohen dy meshkuj që kanë ngjashmëri fizike, të moshës 45 dhe 65 vjeç si dhe dy femra të cilat kanë ngjashmëri fizike të moshës 30 dhe 65 vjeç. Mirëpo edhe për rolet e tjera kërkohen femra të moshës nga 30 deri 65 vjeçare si dhe meshkuj të moshës 30 dhe 50 vjeç.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë aktorët profesionistë dhe jo profesionistë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Të interesuarit videon prezantuese (showreel), fotografitë dhe të dhënat personale mund t’i dërgojnë në emailin: info@ajopictures.com, deri më datën 15 janar 2020.
Vlen të theksohet se regjisori dhe producenti Ujkan Hysaj për Radio KFOR-in konfirmoi se ‘Hana’, do të jetë filmi i tij i parë i realizuar në metrazhin e gjatë.