Super Hëna më spektakulare e vitit 2019 do të mund të shihet sonte dhe do të shfaqet në qiell më e shndritshme se kurrë.
Ajo që do ta bëjë kaq speciale është fakti që Hëna e plotë, do të gjendet në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën.
Sipas astrologëve ky është një rast që nuk duhet humbur meqë Hëna do të jetë më e shndritshme dhe rreth 7% më e madhe sesa Hëna e plotë normale.
Në orën 22:07, Hëna do të gjendet në distancën më të afërt me Tokën, 356.761 kilometra dhe asnjëherë tjetër përgjatë gjithë vitit 2019, nuk do të kemi mundësinë që të kemi kaq afër hënën e plotë.