Edicioni i dytë i ‘Prishtina Jazz Week’, këtë vit, përveç performancave të muzikantëve të njohur ndërkombëtare nga Amerika, Turqia, Hungaria e rajoni, do të organizojnë edhe diskutime, shfaqje të filmit për muzikën Jazz si dhe punëtori që kanë të bëjnë me instrumentet të cilat përfaqësojnë muzikën Jazz.
Mbajtja e këtij festivali ka për qëllim t’i ekspozoj artistët e rinj kosovar ndaj performancave kulminante të Jazz-it, nga muzikantë të njohur botërorë, në mënyrë që t’i inspiroj ata për të krijuar dhe për të përmirësuar artin e tyre.
Edicioni dytë i ‘Prishtina Jazz Week 2019’, do të mbahet nga data 4 deri më 7 mars, në Kino Armata.