Në përpjekje për të ngritur ndërgjegjësimin global dhe për tu solidarizuar me personat që jetojnë me HIV/AIDS, Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë sot dhe çdo vit më 1 dhjetor, organizon ‘Ditën Ndërkombëtare të HIV/AIDS’.
Në këtë ditë, diskutohen sfidat që përballen shoqëritë me luftën kundër HIV/AIDS dhe për të ndarë informacionet e nevojshëm për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje. Tema e cila këtë vit shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të HIV/AIDS’, ka për qëllim që njerëzit të testohen nga kjo sëmundje dhe thotë ‘Bëni testin, bëni hapin tjetër’, meqë njohja e statusit tonë për HIV, na ndihmon të qëndrojmë të shëndetshëm.
Në këtë ditë, organizohen ngjarje, konferenca dhe fushata të ndryshme, për të ndihmuar në ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e personave të prekur me HIV/AIDS. Nëpërmjet edukatës dhe sensibilizimit të publikut, synohet të zvogëlohet stigma dhe diskriminimi që ende e shoqëron shpesh këtë sëmundje.