Një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve është përkrahja e kopshteve, ku të vegjlit mund të mësojnë dhe të zhvillohen në mjediset e sigurta dhe të zhvilluara. Të enjten, me datën 30.12.23, Njësiti CIMIC-ut (Bashkëpunimi Ushtarak Civil) dhe LMT (Ekipi Monitorues për Mbikëqyrje) të KFOR-it, dhuruan 18 shtretër dhe nëntë rafte për Institucionin Parashkollor “Ardhmëria”, në Han të Elezit.
Në emër të KFOR-it pranim-dorëzimin e këtij donacioni e bëri komandanti i Komandës Regjionale – Perëndim, Koloneli Gabriele Vacca, i cili më pas theksoi: “Kam kënaqësinë të dorëzoj dhurimin e shtretërve dhe rafteve për kopshtin e fëmijëve, gjest që mishëron frymën e bashkimit dhe kujdesit. Këta shtretër do të ofrojnë një mjedis të rehatshëm për fëmijët për të pushuar dhe ëndërruar, duke siguruar një atmosferë mbrojtëse për rritjen e tyre të hershme. Për më tepër, raftet e dhuruara do të mundësojnë organizimin e materialeve edukative, duke nxitur një vend të pasuruar mësimi dhe loje.”
Drejtoresha e këtij institucioni, znj. Mevlude Ballazhi, ishte jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj KFOR-it për këtë donacion: “Ky donacion do t’na ndihmojë shumë. Ne vërtetë kishim nevojë për ata shtretër. Tash i kemi dhe fëmijët do të ndihen shumë komod. Prandaj, jemi tepër falënderues.”
KFOR-i, përmes projekteve dhe donacioneve të shumta, vazhdimisht po dëshmojnë ndihmën dhe vullnetin e tyre për të qëndruar pranë të gjithë njerëzve në Kosovë dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre të përgjithshme.