– Me datën 1 dhjetor, të vitit 2016, Drake u emërua artisti më i transmetuar i vitit nga Spotify. Kënga e tij e suksesshme “One Dance”, mori kurorën si kënga më e dëgjuar e vitit në platformën Spotify.
-Me 1 dhjetor, të vitit 2018, Nick Jonas u martua me Priyanka Chopra, në Pallatin Umaid Bhawan, në Indi.
-Në këtë datë, të vitit 1995, në një ankand të artikujve të kujtimeve nga Frank Sinatra, mblidhen mbi dy milionë dollarë.
-Në vitin 1992, bendi Duran Duran lansuan këngën “Ordinary World”, më herët se sa ishte planifikuar. Kënga në fjalë u kërkua tej mase, pas një transmetimi në radio.