Situata me Covid-19 është relativisht e qetë në Kosovë, sa i përket infektimeve dhe personave të cilët po kërkojnë trajtim në qendrat mjekësorë në vend. Megjithatë, ligji anti-covid dhe masat parandaluese ende mbeten në fuqi. Policia e Kosovës po vazhdon me përkushtim mbajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit anti-covid, në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Në raportin 24-orësh nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar 456 tiketa, në bazë të ligjit Covid-19.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit, që të vazhdojnë t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat anti-covid.