Radio K4 ka pasur gjithmonë një hapësirë të veçantë për ngjarjet kulturore në vendin tonë dhe jo vetëm, përmes këtij artikulli ju sjellim disa nga ngjarjet kulturore që mund të ndiqni gjatë ditëve në vazhdim, shfaqje teatrale, performanca muzikore dhe shumë aktivitete të tilla.
Sot (22.11.21), në Kino Armata, do të keni mundësi të shikoni dhe dëgjoni video klipe që mëtojnë të inspirojnë shikuesit, të realizuara nga artistë të njohur, si Nick Cave, Sonic Youth, The Smashing Pumpkins etj., me fillim nga ora 19:00.
Ndërsa, në qendrën ‘Shtatëmbëdhjetë’ dhe ‘Project Space 17’, të nesërmen (23.11.21) nga ora 20:00, organizohet një sesion unplugged me performanca muzikore nga kitaristet, Tringa Sadiku dhe Drenusha Qerkini dhe këngëtaret, Fiona Shabani dhe Cristina Mari.
Për fansat e teatrit dhe shfaqjeve teatrale, produksioni ART Image, në bashkëpunim me Teatrin AAB “Faruk Begolli”, shfaq reprizën e parë të shfaqjes “BRINAT”, bazuar në tekstin e Mike Bartlet “BULL”, me 25 nëntor nga ora 21:00, në të njëjtën datë do të jepet edhe shfaqja “Tanzminiaturen” & “Tangata”, nga Baleti Kombëtar I Kosovës.
Dhjetori gjithashtu fillon me një performancë të bukur nga multi-instrumentisti i njohur, Adam Ben Ezra, i cili do të performojë me 4 dhjetor, në Kino Armata.
Për shkak të situatës pandemike të krijuar nga virusi CoViD-19, numri i biletave dhe ulëseve për këto ngjarje është i limituar.