Qendra për Filozofi dhe Art nesër (4 korrik), nga ora 20:00, do të organizoj debat mbi veprën e filozofit Friedrich Nietzsche “Lindja e Tragjedisë“. Çka është kultura? Si formohen ato? Cilat janë forcat shtytëse të një kulture e shumë e shumë pyetje të tjera që Nietzsche i shtjelloi në librin e tij “Lindja e tragjedisë”. Të gjitha pyetjet e bëra nga Nietzsche, pjesëmarrësit e interesuar, do të kenë mundësi t’i shtjellojnë, mirëpo është e domosdoshme që paraprakisht të lexohet libri në fjalë.
Debati mbi veprën e filozofit Friedrich Nietzsche “Lindja e Tragjedisë“, do të mbahet në Qendrën për Filozofi dhe Art dhe në rast se nuk mund të gjeni lokacionin e Qendrës, ju mund të kontaktoni edhe në këtë numër të telefonit 044 202 207.