Organizata ‘Gaia Kosovo’ në bashkëpunim me festivalin ‘Anibar’ në Pejë, kanë organizuar një sesion diskutimi publik për problemet mjedisore në qytetin e Pejës, që do të mbahet nesër (04.07.19), në kinemanë ‘Jusuf Gërvalla’ duke filluar nga ora 17:30 deri në orën 19:00.
Në këtë diskutim të hapur për publikun pjesëmarrës do të jenë edhe pjestarë të organizatës ‘Environmentally Responsible Action’ (ERA) dhe ‘Komuna e Pejës’, të cilët do të diskutojnë edhe për ndryshimet klimatike në botë, problemet aktuale mjedisore dhe të ardhmen e këtij qyteti në këtë aspekt. Ky grant është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).