Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, nga sot (03 korrik) e deri më 27 korrik, do të shfaqen njëmbëdhjetë filma të shkurtër e të gjatë nga regjisori serb Želimir Žilnik (Zhelimir Zhilnik), në kinemanë Lumbardhi në Prizren.
Paralelisht me filmat e përzgjedhur, Žilnik do të organizoj një punëtori dyditore ku do të shpjegoj metodat dhe angazhimet e tij me praktikën e filmit dhe vështirësitë që ky lloj filmi bart me vete. Gjatë pjesës së dytë, ai do të paraqes filmin e tij të fundit “Among the People: Life & Acting”, i cili përmbledh kujtime dhe komentime nga aktorë joprofesionistë me fragmente nga filmat në të cilët ata kanë marrë pjesë si protagonistë, të kombinuara me filmime të ekipit i cili angazhohet në filmat e Žilnikut.