Organizata joqeveritare “Futja ngjyrë” nga jugu dhe organizata “Link” nga veriu i Mitrovicës kanë organizuar edicionin e dytë të muraleve “Nomad”, i cili synon të sjellë së bashku artistë të rinj nga qyteti i Mitrovicës.
Me këtë rast, artistë të rinj shqiptarë dhe serbë punuan së bashku murale të ndryshme, duke e kthyer kështu urën kryesore mbi lumin Ibër në një punëtori të vërtetë arti. Drejtori i organizatës joqeveritare “Futja ngjyrë” Bardhyl Dobroshi ka deklaruar se qëllimi i këtij aktiviteti është ndryshimi i pamjes së qytetit.
Në anën tjetër, Milan Dobrić nga organizata “Link”, tha se qëllimi i të gjitha këtyre aktiviteteve është që të përfshijnë sa më shumë të rinj nga të dy komunitetet në aktivitete të tilla.
Sipas tij, nuk ka rëndësi se cilit komunitet i takojnë, qëllimi i tyre është të punojnë dhe të krijojnë.
Ky aktivitet u financua nga Fondacioni kosovar për shoqëri të hapur dhe Drejtoria e Kulturës në Mitrovicë.