Sot (21 nëntor), Radio KFOR-i do të jetë në qendër të Prishtinës tek sheshi “Zahir Pajaziti”, për të bërë edhe përmbylljen e aktivitetit “Road Show”, ku me rastin e 20 vjetorit të Radio KFOR-it, ekipi i saj ka vizituar qytete të ndryshme të Kosovës.
Nga ora 18:00 deri në orën 20:00, të gjithë të pranishmit do të argëtohen me muzikë live, lojë shpërblyese e shumë befasi të tjera.
Të gjithë të interesuarit ftohen të bëhen pjesë e lojës shpërblyese, duke përpiluar një mesazh që përfshinë këto fjalë: paqe, tolerancë dhe Radio KFOR.
Çmimet kryesore që ofrohen janë: telefon i mençur, tablet dhe orë e mençur.
Për të kaluar momente të këndshme, ejani sonte tek Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.