Festat e fund vitit përveç që ofrojnë kënaqësi, në të njëjtën kohë ndikojnë edhe në shpenzimin e buxhetit, nëse nuk planifikohen siç duhet. Duke parë këtë çështje si problem gjithëpërfshirës, profesionistët e ekonomisë në mbarë botën, japin sugjerime se si mund t’i kursejmë të hollat tona përgjatë festave.
Shumica e tyre thonë se përgjatë festave, financat tona duhet t’i mbajmë nën kontroll, duke i vendosur synimet tona financiare. Ndërsa, sa i parket dhuratave, ata thonë se ideja më e mirë është t’i kontrollojmë çmimet në treg dhe në vend që të blihen dhurata për njëri-tjetrin, me ato të holla, në emër të familjes është mirë të bëhet një donacion.
Duke dhuruar dhe ndihmuar personat në nevojë, ne ushqejmë ndjenjën e solidarizimit për një botë më të mirë për të gjithë!