Fundviti sjellë magjinë e festave dhe kjo njihet si periudhë në të cilën ne shprehim mirënjohjen tonë për gjërat e rëndësishme që i kemi në jetë. Mirëpo, sa i përket punës në kohë pandemie në të cilën jemi, rutina jonë dhe mënyra e jetës ndryshoi tek ne, mirëpo edhe në gjithë botën.
Gjatë periudhës në fjalë, punën asnjëherë nuk e ndali, artisti, Art Rushiti, i cili ka vazhduar të sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke qëndruar pranë fansave të tij dhe krijimtarisë së tij artistike.
Artisti, Rushiti, me rastin e festave të fundvitit kishte një mesazh për dëgjuesit e Radio KFOR-it dhe sigurisht edhe për fansat e tij: “Përshëndes të gjithë njerëzit dhe dëgjuesit e Radio KFOR-it. Përmes këtij mesazhi ju uroj festat e fund vitit. Shëndet dhe shumë suksese në vitin 2022. Po vijnë shumë projekte nga unë, që mezi po pres t’i publikoj dhe t’i ndaj me ju. Po ashtu, ju lus që të vazhdoni dhe të respektoni masat anti-kovid.”
Këngëtari, Arti, siç është edhe emri që bart, ka të publikuara 5 këngë, derisa ai është në përgatitje edhe të një bashkëpunimi tjetër, me artisten me famë ndërkombëtare, Brenda Asnicar, e njohur po ashtu si aktore në rolin e saj në serialin e Disney ‘Patito Feo’.