Sot (19 maj), në prani të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe personaliteteve vendore e ndërkombëtare u promovua ndërtesa e re e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët „Bajram Curri”, në Krushë të Madhe. Nën programin festiv të pasur të organizuar nga shkolla, me këtë rast, u shënua edhe „Dita e Shkollës“.
520 nxënës dhe 42 mësimdhënës, tash e tutje, do të kenë kushte më të mira. Me këtë rast, Radio KFOR-i kontaktoi drejtorin e shkollës, z.Rrezart Veseli i cili tregoi se pavarësisht kushteve të mëparshme nxënësit e kësaj shkolle gjithmonë kanë treguar rezultate të larta, në të gjitha fushat: “Sukseset e shkollës sonë janë shumë të larta dhe njihemi si shkollë me rezultate të larta në mësimnxënie. Kemi zënë vendin e parë në “Kuizin Evropa”, në Kosovë, në vitin 2013. Në hollin e shkollës kemi vendosur një mori mirënjohjesh, lëvdatash dhe pozita që kemi zënë ndër vite si shkollë. Ne krenohemi me nxënësit që i kemi pasur dhe me këta që i kemi”.
Investimi në shkolla si dhe përmirësimi i kushteve ofron mundësi më të mëdha për rritjen e performancës si në mësimdhënie ashtu edhe në mësimxënie!