“Dita Botërore e Koktejit” shënohet sot, më 13 maj. Edhe pse pothuajse asnjë festë nuk mund të kaloj pa kokteje, shijet janë të ndryshme kur bëhet fjalë për përzierjen e llojeve të ndryshme të pijeve alkoolike dhe joalkoolike. Përzierja e koktejeve, përveç shijes, pamjes dhe ngjyrave të bukura, ofron edhe një pasion të veçantë që bëhet hobi kryesor për shumëkënd.
Më 13 maj, të vitit 1806, u publikua përkufizimi i parë i një kokteji dhe qysh nga kjo ditë, çdo vit, adhuruesit e koktejeve përpiqen ta shënojnë këtë ditë për të shijuar koktejin e tyre të preferuar.