Policia me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete operacionale në terren, me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.
Gjatë 24 orëve, Policia e Kosovës njofton se janë shqiptuar gjithsej 1.470 tiketa, për kundërvajtje të ndryshme trafiku, janë shënuar 13 aksidente trafiku me të lënduar, përderisa 17 është numri i aksidenteve të trafikut me dëme materiale.
Në mënyrë që secili të kontribuojë në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti në parandalimin e aksidenteve me pasoja të rënda, Policia e Kosovës në vazhdimësi apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të jenë të kujdesshëm dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor.