“The Best European Theatre Show”, një bashkëprodhim i teatrove të shumtë, Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK) me Teatro Opole nga Polonia, Teatri Due nga Parma – Italia, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica dhe Teatru Malta – nga Malta, me autor Marko Bratush & Haris Pasovic dhe në regji të Haris Pasovic, me pjesëmarrjen e aktorëve të TKK-së, May-Linda Kosumovic dhe Armend Smajli si dhe me muzikën e kompozuar nga Trimor Dhomi, do të ketë premierën këtë muaj me datë 13 tetor, në Prishtinë.
Shfaqja në fjalë, trajton problemet me të cilat sot ballafaqohet Evropa, përmes një jurie teatrore e cila mblidhet të zgjedh shfaqjen më të mirë evropiane. “The Best European Show” do të bashkojë talent e talente nga e gjithë Evropa, përfshirë Kosovën, dhe ky shënon një hap të rëndësishëm në projektimin e artit tonë, në skenën globale.
Për bileta dhe informata tjera rreth shfaqjes “The Best European Show”, mund të drejtoheni në Teatrin Kombëtar të Kosovës ose kontaktoni në numrin e telefonit: 044-430-693.