– Më 12 tetor, të vitit 2013, këngëtari Pharrell Williams, u martua me modelen, Helen Lasichanh. Ajo ishte frymëzim i tij për disa këngë të albumit të vitit 2014, të titulluar ‘G I R L’, duke përfshirë këngën “It Girl”.
– Më 12 tetor, të vitit 2009, këngëtari Justin Bieber, kur ishte vetëm 16 vjeç, në prapaskenë të shfaqjes ‘Today’, takoi adhuruesen e tij 14-vjeçare, Hailey Baldwin (vajza e aktorit Stephen Baldwin). Vite më vonë ata fillojnë të takohen dhe në vitin 2018, ata u martuan.
– Në po këtë datë, të vitit 2013, këngëtarja Lorde, në atë kohë vetëm 16 vjeçe, u bë solo artistja më e re, që ka shkruar dhe regjistruar një këngë hit, që u klasifikua numër 1, në Billboard Hot 100, kur kënga e saj e emërtuar “Royals”, kryesoi këtë top listë.