– Më 13 tetor, të vitit 1992, këngëtari Prince publikoi albumin ‘Prince & The New Power Generation’s Love Symbol’, me një simbol në kopertinë, që më vonë u bë simbol i emrit të tij.
– Në këtë datë, të vitit 1995, rap këngëtari Tupac Shakur, u lirua nga burgu pas 8 muajsh.
– Më 13 tetor, të vitit 2016, këngëtari Bob Dylan, u nderua me çmimin Nobel për letërsi, çmim ky “Për krijimin e shprehjeve të reja poetike, brenda traditës së madhe të këngëve amerikane”.
– Në këtë datë, të vitit 2008, pesë muaj pasi u martua me Jay-Z, këngëtarja Beyoncé publikoi këngën e lezetshme “Single Ladies (Put a Ring on It)”. Me këngën në fjalë, ajo arriti në vendin e parë në top listat muzikore në Amerikë, për katër javë rresht dhe fitoi çmimin Grammy, për ‘Këngën e Vitit’.