Përderisa ka të rinj që u ndërpritet shkollimi i tyre për shkaqe të ndryshme, të rinjtë ferizajas, të mbështetur nga Organizata Joqeveritare INPO, kanë përgatitur një shfaqje enkas për moshatarët e tyre, e cila ka për qëllim të përcjellë mesazh ndërgjegjësues në shoqëri në parandalimin e braktisjes së shkollimit. Po ashtu përmes kësaj shfaqje, mendohet që fëmijëve tu ofrohen njohuri për të drejtat për arsim dhe edukim, për një nivel jetese të mjaftueshme për zhvillim fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror.
Shfaqja ”Çanta e zbrazët”, mbahet nesër (15.02.19) në shkollën fillore “Tefik Çanga”, në Ferizaj, duke filluar nga ora 14:00.